Një ftesë për të ndarë sekretet, një mesazh anonim dhe një rrëfim që e vendos miqësinë përballë një të fshehte të sikletshme.

Rina Balaj ka hapur një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku u ka kërkuar të tregojnë diçka që zakonisht e mbajnë për vete.
Mes përgjigjeve të publikuara nga këngëtarja është edhe mesazhi i një ndjekësi, i cili pretendon se ngacmohet nga partneri i shoqes së tij.
“I dashuri i shoqes sime është homoseksual.
Ai më ngacmon mua, por unë nuk ia var dhe nuk dua t’i ndaj”, shkruhet në mesazh.
Por detaji që i jep një tjetër kuptim rrëfimit vjen nga vetë Rina. Krahas një pamjeje reagimi, këngëtarja shkruan: “Vajza, bëni kujdes!”, duke shtuar se personi që ia ka dërguar këtë sekret është djalë. /Prive By LS



