Një mesazh falënderimi nga Stresi ka rikthyer vëmendjen te paralajmërimi i tij për një pauzë nga muzika. Reperi falënderon fansat, kolegët dhe kritikët që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij, ndërsa kujton se ka kaluar ulje e ngritje, por se respekti dhe dashuria për ata që i kanë qëndruar pranë nuk kanë ndryshuar.
Ajo që mund të tingëllojë si lamtumirë, ai vetë e sqaron se nuk është e tillë. “Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër”, shkruan Stresi, duke shtuar se do të shihet sërish me fansat dhe se, kur të kthehet, do të ketë më shumë për t’u thënë. Në mesazh nuk tregon se për çfarë projekti bëhet fjalë.
Në një njoftim të mëhershëm, reperi kishte thënë se do të publikonte disa këngë që, sipas tij, kishin mbetur të bllokuara për arsye teknike dhe procedurash me YouTube. Pas publikimit të tyre, kishte paralajmëruar një pauzë për t’u përqendruar te projekte të tjera profesionale.
Pra, postimi lë të kuptohet për një shkëputje të përkohshme nga muzika, por jo për tërheqje përfundimtare. Se çfarë po përgatit Stresi gjatë kësaj kohe, mbetet e paqartë.
Gjithashtu artisti ka fshirë të gjitha postimet dhe ka hequr nga lista e ‘following’ ndjekësit e tij. /Prive By Liberta Spahiu



