Kerem Bürsin, jeta private e të cilit është shpesh pjesë e mediave rozë, këtë herë është rikthyer në vëmendje për shkak të një romance të përfolur, e jo për ndonjë projekt të ri.
Pas ndarjes nga Selin Yağcıoğlu, në mediat turke nisën të qarkullojnë pretendime se aktori mund të jetë në një lidhje me aktoren 24-vjeçare Lizge Cömert. Për ditë me radhë, dyshja u komentua për shkak të mungesës së një reagimi të drejtpërdrejtë nga secila palë.
Interesi u shtua edhe më shumë pasi Kerem Bürsin u fotografua në aeroport, pas kthimit nga një udhëtim në Milano me këngëtaren Hadise. Pikërisht aty, aktori u pyet nga gazetarët për raportin e përfolur me Lizge Cömert.
Fillimisht, Bürsin reagoi prerazi ndaj pyetjes për jetën e tij private.
“Nuk kemi ardhur këtu për të folur për jetën time private”, është shprehur ai, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, kur dukej se nuk do të jepte asnjë koment tjetër, aktori shtoi:
“Gjërat po shkojnë shumë mirë. Edhe jeta ime private është e bukur, është private”.
Kjo përgjigje e tij, e cilësuar në mediat rozë si një përgjigje e rezervuar, ka bërë që thashethemet për një lidhje mes tij dhe Lizge Cömert të vazhdojnë të qarkullojnë.
Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe diferenca prej 15 vitesh mes dy aktorëve. Bürsin është 39 vjeç, ndërsa Cömert 24, ndërsa dyshja ishte komentuar edhe më herët për harmoninë e tyre në ekran.
Pavarësisht gjithë këtyre aludimeve, as Kerem Bürsin dhe as Lizge Cömert nuk kanë konfirmuar publikisht se mes tyre ka një lidhje romantike. Për momentin, mbetet pikërisht përgjigjja e fundit e aktorit ajo që ka shtuar kureshtjen rreth raportit të tyre.
/Prive By LS
View this post on Instagram


