Ndonjëherë, mënyra se si e përfundoni ditën mund të ndikojë edhe në mënyrën se si e nisni të nesërmen. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rutinë të komplikuar, por për një zakon që kërkon vetëm disa minuta.
Para se të flini, provoni të shkruani në një fletë ose në një bllok shënimesh tri gjëra që dëshironi t’i bëni të nesërmen. Mund të jenë detyra të rëndësishme, një telefonatë që nuk duhet ta harroni apo edhe diçka aq e thjeshtë sa të pini më shumë ujë.
Ideja është që të mos i mbani të gjitha këto në mendje ndërsa përpiqeni të flini. Kur i vendosni në letër, mendja nuk ka nevojë të vazhdojë t’i përsërisë vazhdimisht, duke ju kujtuar çfarë duhet të bëni sapo të zgjoheni.
Një tjetër mënyrë është të zgjidhni vetëm një gjë që do ta konsideroni prioritetin e ditës së ardhshme. Kështu, në vend që të zgjoheni duke menduar menjëherë për gjithçka që ju pret, e dini se ku duhet ta përqendroni vëmendjen fillimisht.
Ky ritual mund të jetë veçanërisht i dobishëm për njerëzit që kanë shumë mendime para gjumit. Në vend që lista e detyrave të vazhdojë në kokë, ajo tashmë është e shkruar diku dhe mund t’i riktheheni në mëngjes.
Mund ta ktheni edhe në një moment të vogël reflektimi. Shkruani një gjë që shkoi mirë gjatë ditës dhe një gjë që dëshironi ta bëni ndryshe nesër. Me kalimin e kohës, kjo mund t’ju ndihmojë ta mbyllni ditën me më shumë qartësi.
Nuk ka nevojë të shkruani faqe të tëra. Mjaftojnë dy ose tri minuta, një copë letër dhe disa fjali të shkurtra.
Ndoshta një mëngjes më i qetë nuk fillon kur bie alarmi, por disa orë më herët, kur vendosni se çfarë do ta presë vëmendjen tuaj të nesërmen. /Prive By Liberta Spahiu


