Pas viteve të vështira shëndetësore, Blerta ka ndarë me ndjekësit një nga krijimet më personale, të cilin ia ka dedikuar Allahut.
Blogerja ka publikuar një pikturë me kaligrafinë e emrit të Allahut, duke treguar se kjo vepër ka një domethënie të veçantë për të.
Ajo rrëfen se e kishte të vështirë ta realizonte kaligrafinë, pasi dëshironte që ajo “të ishte e denjë për Emrin e Tij”.
“Dhe njërit i falënderoj çdo ditë. Atij që e bën të mundur që unë të jem ende këtu, që të jetoj dhe që, përmes gjithë këtyre operacioneve dhe viteve të këqija, të isha sërish e mbrojtur”, ka shkruar Blerta.
Ajo thekson se piktura është mbajtur qëllimisht e thjeshtë, ndërsa sfondi i errët dhe struktura e ashpër simbolizojnë vitet e vështira që ka kaluar.
Në pjesën e pasme të veprës, Blerta ka vendosur një varg nga Kurani që, siç thotë ajo, e ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve: “And He is with you wherever you are” – Kurani 57:4.
Blerta ka bërë të ditur se piktura nuk është në shitje, por dëshiron t’ia dhurojë një xhamie.
“Do të doja ta dhuroja në një xhami”, ka shkruar ajo, duke u kërkuar ndjekësve t’i sugjerojnë një vend ku vepra mund të gjejë një hapësirë të përshtatshme.
Përmes këtij postimi, Blerta ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit jo vetëm një krijim artistik, por edhe një mesazh të fortë mirënjohjeje dhe besimi pas viteve të saj të vështira.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


