Një moment i veçantë është shënuar në familjen e reperit të njohur, Getoar Selimi.
Vëllai i tij, Liberiani, është fejuar me partneren e tij, Valmirën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ghetto Geasy përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku çifti shihet i përqafuar gjatë festës së fejesës.
Në postimin e tij, reperi ka ndarë edhe një urim për vëllain dhe Valmirën, duke shkruar: “Urime vlla, u trashëgofshi!”.
Liberiani e ka mbajtur gjithmonë jetën e tij private më larg vëmendjes së publikut, ndaj edhe ky moment ka marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Pas publikimit të fotografisë, urimet për çiftin kanë qenë të shumta nga familjarë, miq dhe ndjekës. /Prive By Liberta Spahiu


