Data 10 tetor nuk është një ditë e zakonshme për ata që besojnë në numerologji dhe fuqinë simbolike të numrave.
E njohur si “Portali 10/10”, kjo datë konsiderohet nga besimtarët e numerologjisë si një moment i veçantë për fillime të reja, ndryshime pozitive dhe realizimin e dëshirave.
Por, çfarë fshihet pas kësaj bestytnie?
Sipas numerologjisë, numri 1 simbolizon fillimet e reja, guximin dhe mundësitë, ndërsa numri 0 besohet se përforcon energjinë e numrit që e shoqëron.
Për këtë arsye, kombinimi 10/10 interpretohet si një mundësi simbolike për të lënë pas të kaluarën dhe për t’u përqendruar te dëshirat për të ardhmen.
Madje, sipas disa praktikave të lidhura me këtë besim, më 10 tetor rekomandohet të shkruani dhjetë herë në një letër një dëshirë apo qëllim që dëshironi ta realizoni.
Një tjetër simbol i kësaj date është ora 10:10, e cila në numerologji lidhet me mundësi të reja dhe besimin në vetvete.
Këtë vit, data 10/10 përkon edhe me një ditë të rëndësishme në traditën hindu, kushtuar kujtimit dhe nderimit të paraardhësve.
Megjithatë, duhet theksuar se këto interpretime janë pjesë e besimeve numerologjike dhe nuk kanë mbështetje shkencore.
Për ata që i besojnë simbolikës së numrave, 10 tetori mbetet një rast për të reflektuar, për të vendosur qëllime të reja dhe për të shpresuar në ndryshime pozitive.
/Prive By Liberta Spahiu


