Një takim mes Gani Gecit dhe familjes Mehmetaj është bërë i ditur nga Geci, pas zhvillimeve të fundit.
Në postimin e publikuar në Facebook, Geci bëri të ditur se takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt.
Në takim morën pjesë edhe Ismet Mehmetaj, babai i gazetarit Lirim Mehmetaj, si dhe Rinori dhe Gani Geci.
Sipas Gani Gecit, familjet janë zotuar që as Lirim Mehmetaj dhe as anëtarët e familjes Geci të mos merren më me njëri-tjetrin, qoftë përmes shkrimeve apo paraqitjeve televizive.
Takimi vjen në një kohë kur debatet publike kanë përfshirë edhe gazetarin Lirim Mehmetaj dhe deputetin Fatos Geci. Sipas raportimeve të 11 tetorit, Mehmetaj reagoi ashpër ndaj deklaratave të deputetit lidhur me Hashim Thaçin, duke e quajtur ‘Analfabet’.
Me postimin e tij, Gani Geci bëri të ditur zotimin e palëve për t’i dhënë fund përplasjeve përmes komunikimit publik, pa dhënë detaje të tjera. /Prive Bruto


