Një produksion i ri ka hyrë fuqishëm në garën e televizionit turk dhe, brenda vetëm pesë episodeve, ka lënë pas edhe “Uzak Şehir” në një prej kategorive kryesore të rejtingut!
Por çfarë po ndodh në Turqi dhe pse ky produksion po tërheq kaq shumë vëmendje?
Bëhet fjalë për “Sevdan Bir Ateş”, serialin që nisi më 9 shtator në Show TV dhe që tashmë është mes tri prodhimeve më të shikuara të momentit.
Historia ndjek Mirzën, të cilit i zhduket e dashura, Leyla, vetëm pak orë para martesës.
Shtatë vjet më vonë, kur ai po përgatitet të martohet me një tjetër, rrëmbimi i nipit e çon në Siri. Atje gjen Leylan, tashmë me një vajzë gjashtëvjeçare pranë!
Pikërisht misteri i zhdukjes, sekretet familjare dhe kthesat e vazhdueshme duket se janë ndër arsyet e suksesit.
Në role kryesore janë Murat Ünalmış dhe Özge Özacar, ndërsa interesi ka shpërthyer edhe në rrjetet sociale.
Vetëm episodi i parë ka grumbulluar mbi 20 milionë shikime në YouTube, ndërsa episodi i pestë arriti 1.3 milionë brenda 11 orëve!
Por si renditet përballë rivalëve?
Në rejtingjet e fundit, “Taşacak Bu Deniz” mban vendin e parë me 9.79 pikë, “Sevdan Bir Ateş” është i dyti me 8.16, ndërsa “Uzak Şehir” i treti me 7.92!
Megjithëse ka shënuar një rënie të lehtë në javën e fundit, seriali i ri mbetet një nga konkurrentët më të fortë të sezonit!
Por a do të arrijë ta ruajë këtë sukses dhe t’ua marrë përfundimisht fronin rivalëve?
Kjo mbetet për t’u parë! /Prive By Liberta Spahiu


