Konkurrentja e “Për’puthen”, Ada, ka bërë sot një rrëfim prekës e mjaft personal, duke zbuluar për herë të parë në program se është nënë e një djali, si dhe ka ndarë me publikun detaje nga e kaluara e saj.
“Babai s’më flet, u largova 17 vjeçe nga shtëpia,” rrëfimi prekës i konkurrentes së “Për’puthen”

Ada tregoi se në moshën 17-vjeçare kishte vendosur të largohej nga shtëpia për të jetuar me partnerin e saj të atëhershëm. Për shkak të këtij vendimi, ajo nuk kishte komunikuar me familjen për një vit me radhë, pasi prindërit e saj nuk e mbështesnin këtë lidhje nga paragjykimet për djemtë nga Fieri.
Nga kjo marrëdhënie e hershme ata u bënë prindër të një djali. Megjithëse sot janë të ndarë, ajo theksoi se ruajnë raporte të mira dhe ish-bashkëshorti kujdeset maksimalisht për të birin, i cili nuk vuan mungesën e asnjërit prej prindërve.
Përveç marrëdhënies së saj të kaluar, Ada zbuloi edhe një pjesë të vështirë nga historia familjare, duke treguar se prindërit e saj ishin divorcuar dhe se babai i saj ishte larguar në emigrim për të mos u kthyer më.
Ajo po ashtu tregoi se pas nisjes së programit, ish-bashkëshorti e kishte kontaktuar i mërzitur sepse nuk e kishte treguar më parë ekzistencën e djalit.
“Ai më ka shkruar, ishte mërzitur, pse nuk e tregove që ke një djalë më tha, por unë i thash s’më pyeti njeri, nuk u interesuan. Pastaj doja të flisja njëherë për veten”, u shpreh Ada gjatë rrëfimit të saj.
/Prive By Liberta Spahiu
Leave a Comment

