Pas vëmendjes së madhe që mori dasma e tyre, çifti i njohur, Aurora dhe Kushtrimi, po vazhdojnë të ndajnë momente nga jeta e tyre e përditshme me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, Aurora ka publikuar në Instagram Story një fotografi të përbashkët me bashkëshortin e saj.
Të dy shfaqen të buzëqeshur dhe me shumë stil, teksa ndodhen brenda makinës.
Përkrah imazhit, ajo ka vendosur vetëm një emoji me zemër të bardhë (🤍), duke e shoqëruar këtë moment të ëmbël me një simbol të thjeshtë, por plot kuptim. /Prive By LS



