Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe shumë figura publike.
Në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, Kushtrimi ka treguar se është ndjerë jashtëzakonisht mirë gjatë kësaj dite, duke e përshkruar atmosferën e krijuar në dasmë si madhështore.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan që kjo ditë të realizohej ashtu siç e kishin dëshiruar, ndërsa ka folur edhe për periudhën e përgatitjeve.
Kushtrimi ka treguar se njerëzit e afërt ua kanë lehtësuar shumë punën gjatë organizimit, ndonëse stresi i përgatitjeve nuk ka munguar.
“Normal stres kemi pas, po minimal”, ka thënë ai për Prive By LS, duke lënë të kuptohet se gjithçka kishte shkuar sipas planit.
I pyetur për të ftuarit, Kushtrimi ka treguar se në dasmë kanë qenë edhe persona që nuk ishin pjesë e listës fillestare të të ftuarve.
“Ata që kemi dashtë me kanë të ftuar, ndryshe kanë ardh edhe 200 vetë që s’kanë qenë të ftuar”, është shprehur ai me humor.
Megjithatë, duket se numri i madh i të pranishmëve nuk ka përbërë problem për organizimin e mbrëmjes.
Kushtrimi ka thënë se restoranti ka pasur kapacitetin për t’i përballuar edhe të ftuarit shtesë, duke e pritur me sportivitet këtë situatë.
Në fund, për të, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte që njerëzit e dashur të ishin pjesë e ditës së tyre të veçantë dhe atmosfera të ishte ashtu siç e kishin ëndërruar.
/Prive By Liberta Spahiu


