Pas tensioneve të mbrëmshme gjatë protestës në Tiranë, influencerja e njohur Sara Hoxha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar.
Në fotografinë e publikuar në Instagram Story, Sara shihet duke bërë ushtrime fizike, e mbështetur për muri në një pozicion me kokë poshtë.
Krahas imazhit, ajo ka ndarë edhe një mesazh që tregon se, pavarësisht përpjekjeve për të gjetur qetësinë, mendimet e saj mbeten te zhvillimet e fundit.
“Po mundohem ta qartësoj mendjen, por gjithçka për të cilën mund të mendoj është… ishalla nuk lëndohet më njeri”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji të zemrës së thyer.
Përmes këtyre fjalëve, Sara ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit dhe dëshirën që situata të mos përshkallëzohet më tej dhe të mos ketë të lënduar të tjerë.
Megjithatë, reagimi i saj nuk është pritur pozitivisht nga të gjithë.
Në platformën X, disa përdorues kanë kritikuar ashpër postimin e Sarës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e saj ndaj situatës.
Një përdorues ka shpërndarë fotografinë e publikuar nga Sara, duke e shoqëruar me një koment kritik.
“Si mund të jetë një njeri kaq i shkëputur nga realiteti? Kaq i paditur? Më mirë mos fol fare sesa të nxjerrësh broçkulla nga goja”, ka shkruar përdoruesi.
Kritikat nuk janë ndalur me kaq. Një tjetër përdorues ka reaguar me tone edhe më të ashpra, duke përdorur fyerje ndaj infuencerës dhe duke i uruar asaj të lëndohet.
“Sa e shkëputur nga realiteti mund të jetë kjo femër idiote, të thyfsh këmbën, trapë”, thuhet në komentin e tij.
Këto reagime tregojnë se postimi i Sara Hoxhës ka ngjallur polemika në rrjetet sociale.
Ndërsa ajo ka shprehur shqetësimin që të mos lëndohet më askush, disa përdorues e kanë kritikuar qëndrimin e saj, duke e konsideruar të shkëputur nga realiteti që po përjetohet pas protestës.
/Prive By LS





