Një mbrëmje e dedikuar modës, stilit dhe elegancës shënoi inaugurimin e GUESS MAN në Albi Mall, duke sjellë së bashku personazhe të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale.
Brendi i njohur ndërkombëtarisht, GUESS, e nisi rrugëtimin në vitin 1981 në Los Angeles dhe ndër vite ndërtoi një identitet të veçantë në industrinë e modës, me xhinset ikonike dhe fushatat që lanë gjurmë në skenën ndërkombëtare.
Në mbrëmjen e inaugurimit, vëmendja u përqendrua te koleksioni i veshjeve për meshkuj, kombinimet moderne dhe koncepti i dyqanit të ri.
Për të zbuluar më shumë rreth stilit dhe detajeve që karakterizuan këtë mbrëmje, në intervistë ishte stilistja Yllka Brada, e cila foli për kombinimet dhe veçantitë e koleksionit.
Ndërkaq, menaxherja e marketingut, Dafina Beiqi, ndau më shumë detaje për konceptin e GUESS MAN në Albi Mall dhe pritshmëritë nga hapja e re.
Mes të ftuarve që tërhoqën vëmendjen ishin edhe Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, të njohur për publikun nga Big Brother VIP Kosova 4. Çifti bëri daljen e parë publike së bashku pas martesës, ndërsa në një bisedë me moderatorin Alaudin Hamiti, vëmendja kaloi edhe përtej modës.
Pjesë e eventit ishte edhe krijuesi i përmbajtjes, Yll Nikqi, i cili foli për stilin personal dhe përshtypjet e tij nga mbrëmja.
Inaugurimi i GUESS MAN në Albi Mall solli një kombinim të modës, elegancës dhe atmosferës festive, duke shënuar një kapitull të ri për brendin në këtë qendër tregtare.
Nga xhinset karakteristike te veshjet elegante dhe kombinimet e përditshme, GUESS MAN synon t’u ofrojë meshkujve më shumë mundësi për të shprehur stilin e tyre. /Prive By LS


