Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta u shfaqën për herë të parë publikisht si çift i martuar, në inaugurimin e GUESS MAN në Albi Mall, ku ishte i pranishëm edhe ekipi i Prive By LS.
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova folën shkurtimisht për jetën pas dasmës, duke treguar se po kalojnë shumë mirë dhe se e kanë shijuar në maksimum këtë ditë të veçantë për ta.
Gjatë bisedës, çifti ndau edhe përshtypjet për koleksionin e ri të GUESS MAN, ndërsa u ndalën edhe te stili personal. Kushtrimi tregoi se përzgjedhjen e veshjeve e bën vetë, ndërsa Aurora konfirmoi me humor se ai nuk u beson shumë këshillave të saj për këtë pjesë.
Megjithatë, një nga temat që u përmend gjatë bisedës ishte edhe dasma, e cila mori vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht Benita për shkak të ngjyrës së fustanit në dasmën e tyre.
E pyetur për këtë çështje dhe për aludimet në rrjetet sociale se Benita ua kishte prishur dasmën, Aurora falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, përfshirë edhe Benitën, duke u shprehur:
“Jemi kënaqur tepër shumë”. Megjithatë, ajo nuk deshi të komentonte më tej rreth kësaj teme.
Në fund, Kushtrimi dhe Aurora folën shkurtimisht edhe për muajin e mjaltit, duke konfirmuar se do të dëshironin të udhëtonin drejt një destinacioni të ngrohtë.
Për më shumë nga biseda me çiftin, ndiqni materialin e realizuar nga Prive By LS!


