Një fustan nusërie, një paraqitje plot elegancë dhe një video që ka marrë vëmendje përtej kufijve!
Kader Kicaj ka rrëmbyer sërish vëmendjen, këtë herë me një paraqitje që ka bërë bashkë modën, miqësinë dhe një dozë të veçantë elegance.
E veshur me një krijim të shtëpisë së modës House of Dianna, Kaderi është shfaqur me një fustan nusërie nga koleksioni më i ri, ÉTERNELLE, ndërsa videoja e saj ka kaluar shifrën e 2 milionë shikimeve, duke tërhequr vëmendje edhe nga publiku ndërkombëtar.
Por pas kësaj paraqitjeje qëndron edhe një lidhje e veçantë!
Kreatorja Diana Gashi, emri pas House of Dianna, është njëherësh edhe shoqe e Kaderit. Një miqësi që duket se e ka bërë edhe më të natyrshëm këtë bashkëpunim, ku kimia dhe energjia mes dy vajzave i kanë dhënë një tjetër dimension prezantimit të koleksionit.

Me një siluetë të kuruar deri në detaje, kombinimin e materialeve dhe elementet vezulluese, fustani sjell një interpretim modern të elegancës së nusërisë, duke ruajtur njëkohësisht finesën klasike.
Reagimet nuk kanë munguar as në rrjetet sociale, ku mijëra pëlqime e komente kanë shoqëruar videon, ndërsa vëmendjen e kanë marrë si krijimi i Dianës, ashtu edhe mënyra se si Kaderi e ka prezantuar atë.
Një takim i bukur mes kreativitetit dhe miqësisë, që këtë herë ka arritur të marrë vëmendje edhe përtej Kosovës.
/Prive By LS
View this post on Instagram


