Shtimi i tensioneve dhe protestat masive që kanë përfshirë rrugët e Tiranës gjatë ditëve të fundit kanë nxitur reagime të shumta jo vetëm nga politika, por edhe nga figurat publike.
Mes trazirave të vazhdueshme, përplasjeve me policinë dhe pakënaqësive sociale për kushtet e jetesës e shkollimit, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Përmes një postimi të gjatë, Klodi ka treguar historinë e familjes së tij, e cila u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 2001:
Përmes një postimi të gjatë dhe me tone emocionale, Klodi ka treguar historinë e familjes së tij, e cila u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 2001:
“Nuk ikën për luks apo për aventura, por sepse vendi që donin nuk u ofronte as minimumin për të jetuar me dinjitet: një punë të ndershme, një shans të barabartë dhe një të ardhme të sigurt për ne fëmijët e tyre”. Ai është shprehur se me kthimin dhe përpjekjen e tij për t’u rilidhur me vendlindjen, po përballet me të njëjtin realitet të hidhur: “Më thyhet zemra kur shoh se hallet me të cilat u përballën prindërit e mi mbi 20 vjet më parë, janë po ato që po mbysin brezin e ri sot”.
Në mesazhin e tij, ai ka ndarë dhimbjen për rininë shqiptare, studentët dhe prindërit e tyre që sakrifikojnë gjithçka për t’i shkolluar, duke u shprehur:
“Më dhemb shpirti për këtë studentë dhe për prindërit e tyre, që sakrifikojnë kafshatën për t’i shkolluar, e në fund e gjejnë veten përballë të njëjtit ankth: a duhet t’i shikojnë fëmijët e tyre duke marrë rrugët e botës?”. Ai po ashtu nënvizoi se “largimi nga atdheu duhet të jetë një vendim i lirë, jo e vetmja shpresë për një jetë me dinjitet”.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Klodian Mihaj ka shprehur mbështetjen e plotë për kauzën e të rinjve, duke apeluar se “zëri i këtyre të rinjve meriton të dëgjohet!”.
Ai ka përfunduar me fjalët:
“Jam plotësisht në krah të studentëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar një jetë të drejtë. Ata meritojnë të kenë vend për ëndrrat e tyre pikërisht në vendin që duan”.
/Prive By LS
View this post on Instagram


