Pas një viti larg vëmendjes së publikut, Vedati është rikthyer me një rrëfim të sinqertë për periudhën jo fort të lehtë që ka kaluar.
Në një intervistë për Prive By LS, ai dhe bashkëshortja e tij, Roela, kanë folur hapur për sfidat personale dhe familjare që i kanë shoqëruar gjatë vitit të fundit.
Vedati tregoi se mungesa e tij nga rrjetet sociale nuk ishte e rastësishme. Pas disa periudhave të vështira në jetën private dhe profesionale, ai kishte ndjerë nevojën për një “restart”, duke zgjedhur të tërhiqej për një kohë dhe t’i përkushtohej familjes, larg presionit për të qenë vazhdimisht aktiv në publik.
Por vështirësitë nuk kishin qenë vetëm të tijat.
Roela zbuloi se kishte kaluar një periudhë veçanërisht të rëndë pas lindjes, gjë që kishte ndikuar edhe në marrëdhënien e tyre si çift.
Nga ana tjetër, Vedati pranoi se sfidat personale kishin ndikuar në gjendjen emocionale dhe sjelljen e tij, ndërsa Roela nuk e fshehu se kjo periudhë kishte qenë e vështirë edhe për të.
Pavarësisht gëzimeve që kanë përjetuar si familje, dyshja pranoi se viti i fundit kishte sjellë edhe sprova që nuk ishin parë nga publiku.
Megjithatë, sot Vedati dhe Roela po përpiqen të lënë pas këtë kapitull, të rikthejnë harmoninë në marrëdhënien e tyre dhe t’i shijojnë më shumë momentet e bukura familjare.
Rrëfimin e plotë të çiftit mund ta ndiqni në intervistën për Prive By LS.


