Aktorja e njohur turke, Hafsanur Sancaktutan, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, këtë herë për ndryshimin e papritur në pamjen e saj, pas ndarjes nga aktori Kubilay Aka.
Çifti, i cili kishte qenë në një lidhje dashurie për rreth dy vite, i dha fund marrëdhënies së tyre. Ndarja u konfirmua edhe nga Kubilay, i cili deklaroi se, pavarësisht përfundimit të lidhjes, vazhdon të ketë dashuri dhe respekt për ish-partneren e tij.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen së fundmi ishte vendimi i Hafsanurit për t’i prerë flokët shumë shkurt, duke bërë një ndryshim drastik nga pamja me të cilën publiku ishte mësuar ta shihte.
Duke qenë se ky ndryshim erdhi pak kohë pas ndarjes, në mediat turke nisën spekulimet se aktorja mund ta kishte marrë këtë vendim për shkak të përfundimit të lidhjes.
E pyetur nga gazetarët nëse prerja e flokëve kishte lidhje me ndarjen, Hafsanur i hodhi poshtë këto aludime.
“Jo, gjithçka është në rregull në jetën time. Jam në periudhën më të lumtur të jetës sime”, u shpreh aktorja, sipas videos së shpërndarë në rrjetet sociale.
Me këtë përgjigje, Hafsanur la të kuptohej se po kalon një periudhë të mirë në jetën e saj, pavarësisht ndryshimeve në jetën sentimentale.
Ndërkohë, pamja e saj e re vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, teksa aktorja ka tërhequr vëmendjen edhe duke e krahasuar stilin e ri me personazhin Trinity nga filmi i njohur “Matrix”. /Prive By LS
View this post on Instagram


