Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, është zyrtarisht pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, por këtë herë në një rol krejtësisht tjetër.
Pas raportimeve të javëve të fundit për angazhimin e saj në televizionin kosovar, tashmë është konfirmuar se Loredana do të jetë moderatorja e emisionit “Big Talk”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, është publikuar paralajmërimi zyrtar i emisionit, duke zbuluar se “Big Talk”, nën moderimin e Loredana Bratit, nis këtë të shtunë, më 7 nëntor, nga ora 18:00.
Ky angazhim shënon një kapitull të ri për Loredanën, e cila pas eksperiencës si konkurrente në BBVA, tashmë do të jetë në rolin e moderatores.
Mbetet të shihet se si do të pritet Loredana nga publiku kosovar në këtë eksperiencë të re televizive. /Prive By LS
View this post on Instagram


