Një veprim i pazakontë në Instagram ka nxitur reagimin e Olës, ish-konkurrentes së “Ferma VIP”, e cila ka vendosur të flasë publikisht për një situatë që po e shqetëson.
Përmes një postimi, ajo u është drejtuar personave që po blejnë pëlqime për fotografitë e saj, me idenë se në këtë mënyrë po e mbështesin.
“Kushdo që më blen like nëpër poste, nëse je ‘suporter’ dhe mendon që më ndihmon, pls stop it!”, ka shkruar ajo.
Ola ka theksuar se këto veprime, në vend që ta ndihmojnë, po i shkaktojnë dëm.
“Kam mjaftueshëm njerëz që iu pëlqej, po edhe nëse s’do kisha asnjë, s’do i blija…”, ka shtuar ajo, duke bërë të qartë qëndrimin e saj kundër pëlqimeve të blera.
Reagimi i saj ngre pikëpyetje se kush mund të qëndrojë pas këtyre veprimeve, pasi ish-konkurrentja nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka sqaruar nëse e di se kush po i blen pëlqimet.
Me këtë mesazh, Ola u ka bërë thirrje personave përgjegjës që të ndalojnë, duke lënë të kuptohet se një mbështetje e tillë nuk është aspak e mirëpritur prej saj. /Prive By LS



