Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, këtë herë për jetën e saj sentimentale. Vetëm pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e re, një veprim i përfolur i partnerit të saj ka nxitur reagime në rrjetet sociale.
Baysel, e njohur për rolet e saj në serialet turke, konfirmoi së fundmi se është në një lidhje dashurie me futbollistin e Beşiktaşit, Emirhan Topçu, duke u dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej javësh.
E pyetur nga gazetarët për romancën, aktorja u shpreh:
“Ju kisha thënë se nëse ndodh diçka, do ta shihni dhe do ta dëgjoni. Ja pra, sa mirë që e keni dëgjuar”, duke konfirmuar kështu marrëdhënien.
Megjithatë, vetëm një ditë pas këtij konfirmimi, emri i futbollistit është përfshirë në një tjetër diskutim. Sipas mediave turke, në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje që pretendohet se tregojnë Emirhanin duke rishpërndarë në Instagram një fotografi të Daria Yakubchik, partneres së DJ-it të njohur Mahmut Orhan.
Ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen është pretendimi se futbollisti e ka fshirë rishpërndarjen pak më vonë. Megjithatë, autenticiteti i këtij veprimi nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Deri më tani, as Cemre Baysel dhe as Emirhan Topçu nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këtë situatë, e cila ka ngjallur diskutime në mediat rozë turke, pikërisht në fillimet e romancës së tyre. /Prive By LS



