Një urim i mbushur me dashuri ka ardhur nga Ermali për një nga ditët më të veçanta të bashkëshortes së tij, Rezarta Shkurtës.
Me rastin e 40-vjetorit të lindjes, ai ka ndarë në InstaStory një fotografi të tyre së bashku, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim tejet romantik.
Në imazhin bardhezi, çifti shfaqet i përqafuar, ndërsa fjalët që Ermali ka zgjedhur për këtë rast janë edhe më të veçanta.
“Gëzuar 40-vjetorin, dashuria ime! Për mua do të mbetesh gjithmonë vogëlushja ime, gruaja që dua dhe me të cilën kam ndarë pjesën më të bukur të jetës sime. Të dua përjetësisht”, ka shkruar ai.
Rezarta dhe Ermali prej vitesh janë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, ndërsa ky dedikim nuk kaloi pa vëmendjen e ndjekësve të tyre. /Prive By LS



