Në prag të festës së 28 Nëntorit, atmosfera festive ka filluar të ndihet edhe në rrjetet sociale, ku personazhet e njohur po ndajnë momente të veçanta nga përgatitjet për këtë festë.
Një prej tyre është edhe Sara Hoxha, e cila ka publikuar në Instagram Story disa fotografi të ëmbla të vajzës së saj, Poem Blu, e cila ka qenë pjesë e një shfaqjeje kushtuar festave të nëntorit.
Në fotografinë e parë, Sara shfaqet duke përqafuar vogëlushen, e cila është veshur me kostum tradicional shqiptar, me xhamadan të errët, qëndisje të arta dhe kapuç tradicional.
Krahas fotos, Sara ka shkruar:
“Marigoja ime”.
Në një tjetër pamje, Poem shihet e ulur në skenë, mes dekorimeve kuq e zi dhe simboleve kombëtare, e veshur me kostumin tradicional dhe e buzëqeshur.
Këtë video, Sara e ka shoqëruar me fjalët:
“Marigo, Marigo”, duke ndarë kështu emocionet e saj për këtë moment të veçantë.
Vogëlushja ka interpretuar rolin e Marigosë, figurës së njohur që lidhet me historinë e flamurit shqiptar, duke e bërë edhe më të veçantë paraqitjen e saj në këtë aktivitet.
Një moment i bukur për Poin, që përmes kësaj paraqitjeje ka sjellë edhe më shumë ngjyra festive në prag të 28 Nëntorit. /Prive By LS



