Familja e një prej çifteve më të komentuara e më të dashura të showbizit shqiptar pritet të zgjerohet.
Prive By LS mëson nga burime se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Çifti, i cili nisi historinë e dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, u bë prind për herë të parë në prill të vitit 2024, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari.
Gjatë kësaj periudhe, moderatorja është përballur disa herë me aludime për një shtatzëni të dytë, të cilat në të kaluarën i ka mohuar.
Mirëpo, informacionet e siguruara nga Prive By LS bëjnë të ditur se çifti po përgatitet të mirëpresë një tjetër anëtar në familje.
Deri më tani, Kiara dhe Luizi nuk e kanë ndarë publikisht këtë lajm, duke zgjedhur ta mbajnë këtë zhvillim larg vëmendjes mediatike.
Mbetet të shihet se kur çifti do të vendosë ta ndajë me publikun lajmin për zgjerimin e familjes së tyre. /Prive By LS


