Moderatorja e njohur Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve që fansat kanë pasur për të.
Një prej tyre e ka pyetur se si ndihet që ka në krah bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli, i cili nuk ngurron ta shprehë publikisht dashurinë dhe krenarinë për të.
Kiara ka zgjedhur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje përmes një fotografie mjaft të ëmbël pranë Luizit, teksa e puth në faqe, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Gjithçka e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e ka mënyrën e saj për të vepruar.”
Ndërkohë, vëmendje mori edhe një tjetër pyetje, këtë herë lidhur me mundësinë që Kiara të jetë e ftuar në emisionin e Luizit.
“A do të shkosh në një përballje titanësh me Luizin? Jeni shumë të mirë”, ishte pyetja e një tjetër ndjekësi.
Kiara ka preferuar të mos japë një përgjigje konkrete, duke zgjedhur të reagojë vetëm me disa emoji.
Reagimi i saj enigmatik ka lënë vend për aludime, ndërsa mbetet të shihet nëse moderatorja do të jetë së shpejti e ftuar në emisionin e bashkëshortit të saj. /Prive By LS



