Ludo ka vendosur të mos mbajë asgjë të fshehtë në një intervistë të shpejtë dhe pa filtra për Prive By Liberta Spahiu. Në sfidën tonë të famshme prej 60 sekondash, ai u përball me pyetje mjaft të drejtpërdrejta që nxorën zbuluar detaje nga jeta e tij personale dhe marrëdhëniet me personazhet e tjerë pas përfundimit të lojës.
Kur u pyet për Benitën, ai nuk hezitoi ta vlerësonte maksimalisht profilin e saj. Ludo e përshkroi atë me fjalët më të mira duke e quajtur si një femër “të vërtetë, të drejtë dhe shumë njeri i mirë”.
Por, e njëjta frymë pozitive nuk u ndje kur ra fjala te Edi. Zërat për një krisje dhe mungesë komunikimi mes tyre duket se janë plotësisht të saktë. I pyetur se çfarë ka ndodhur realisht mes të dyve jashtë kamerave dhe përgjatë përditshmërisë, Ludo e preu shkurt dhe ftohtë duke u shprehur: “Send, ai në rrugën e vet, unë në rrugën time”.
Megjithatë, pjesa më pikante e bisedës ishte kur pyetjet kaluan në terma më intimë dhe pa doreza.
Ludo tregoi anën e tij më të guximshme kur foli për jetën në shtrat. Duke qeshur, ai e vlerësoi kohëzgjatjen e tij në një marrëdhënie me nota nga “gjashtë, shtatë, tetë”, ndërsa nuk ngurroi ta krahasonte veten me një “ujk të vjetër” kur vjen puna te performanca. Për t’i vënë kapakun kësaj sfide, ai zbuloi një detaj të papritur kur pranoi hapur se vendi më i çuditshëm ku ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale ka qenë pikërisht në një taksi. /Prive By Liberta Spahiu


