Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Shpresoj që pasi të vdes…’, çka kishte thënë Enver Petrovci për fundin e tij
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Shpresoj që pasi të vdes…’, çka kishte thënë Enver Petrovci për fundin e tij
Yjet

‘Shpresoj që pasi të vdes…’, çka kishte thënë Enver Petrovci për fundin e tij

Written by:
Prive
Last updated: 22 Shtator, 2025
Share

Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Enver Petrovci, në një rrëfim për emisionin “Voilà” në kanalin e YouTube të Top Channel, kohë para vdekjes kishte rrëfyer se është pranë një vendimi të madh në karrierën e tij.

Ai ishte shprehur se dëshironte të interpretojë edhe një rol të fundit në teatër dhe më pas të tërhiqet nga aktrimi skenik, për t’iu kushtuar më shumë dramaturgjisë, regjisë dhe projekteve televizive.

“Të jesh aktor është si të jesh sportist, duhet fuqi dhe përkushtim. Kam vendosur që pas një roli kryesor në teatër të mos merrem më me aktrim në skenë. Në film dhe televizion do të vazhdoj, sepse janë më të lehta fizikisht. Do të përqendrohem në regji dhe dramaturgji”, tha ai.

Petrovci kishte folur edhe për respektin që ka ndaj aktorëve shqiptarë dhe për talentin e tyre, duke përmendur se ka një peng të madh: nuk e ka parë kurrë të performojë në skenë aktorin e njohur Sulejman Pitarka.

I pyetur për profesionin që do të kishte zgjedhur po të mos ishte aktor, ai tregoi se do të kishte qenë marangoz, duke zbuluar dashurinë e tij për punën me drurin dhe dëshirën e hershme për të ndërtuar një shtëpi tërësisht prej druri.

Në këtë intervistë, Petrovci kishe dhënë edhe një mesazh të fortë për mënyrën se si vlerësohen artistët në hapësirën shqiptare, duke theksuar se shpesh nderimet më të mëdha u bëhen vetëm pas vdekjes.

“Unë gjithmonë e kam mbajtur për vete mendimin tim, duke menduar se mënyra se si jetoj dhe çfarë bëj një ditë do të tregojë kush jam. Kam kuptuar se tek ne, tek shqiptarët, njeriu vlerësohet më shumë pas vdekjes. Shpresoj që kur të mos jem më, atëherë të vlerësojnë saktësisht kush kam qenë unë”, tha ai. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta Enver Petrovci
Next Article Cardi B mbështjellet me flamurin kuq e zi!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pamjet e para: Engjëllusha me vello të bardhë

Engjëllusha Salihu, kurorëzon sot dashurinë e saj në një…

Writen by
Prive
12 Korrik, 2025
Yjet

Jetëgjatësia e një pacienti me kancer mund të përcaktohet me një foto!

Një studim i fundit i realizuar nga spitali prestigjioz…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025
Yjet

“Më kërcënuan kolegët” – rrëfimi tronditës i Atifete Jahjagës

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte protagoniste në podcastin…

Writen by
Prive
14 Mars, 2025
Yjet

Del në Youtube “All Natural” nga Rita dhe Ylli

Ka përfunduar pritja! Ylli botëror, Rita Ora, dhe Yll…

Writen by
Prive
7 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Çfarë vendimi do ketë zarfi i zi për Labin sonte?
13 Shkurt, 2026
‘Gjesti është me Diellzën’, Xheneta i kthehet menjëherë ndjekësit
13 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?