Artistja Lorena Vladi ka prezantuar para publikut projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Albanian Nice Ice”.
Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip, i cili tashmë është publikuar zyrtarisht në kanalin YouTube nën menaxhimin e Fole Publishing.
Që nga lansimi i saj para tri ditësh, kënga ka marrë një reagim mjaft pozitiv nga publiku. Ajo po pëlqehet në veçanti për stilin unik që artistja ka sjellë në këtë projekt, duke u dalluar për origjinalitetin dhe frymën e re që përcjell.
Për realizimin e kësaj kënge, Lorena ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës muzikore. Muzika dhe teksti janë punuar nga vetë artistja, ndërsa i gjithë realizimi i anës audio — përfshirë miksimin, masteringun dhe produksionin ekzekutiv përmes “Diez Music” — i është besuar producentit të njohur Bini Diez.
Projekti “Albanian Nice Ice” ka filluar të qarkullojë dhe të dëgjohet edhe në platformat më të mëdha muzikore si Spotify dhe iTunes, duke shënuar një hap të suksesshëm në karrierën e Lorenës. /Prive By Liberta Spahiu


