Anjeza ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një bisede me Sharrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.
Banorja, e cila më herët kishte deklaruar se ishte në një lidhje me një polic, ka treguar se një person i tillë nuk ekziston.
Madje, gjatë bisedës me Sharrin, ajo ka paralajmëruar se këtë do ta pranojë edhe publikisht gjatë spektaklit të radhës.
“Në Prime do ta pranoj që polici nuk ekziston”, është shprehur Anjeza.
Deklarata e saj vjen ndërkohë që bisedat dhe afrimiteti mes saj dhe Sharrit kanë ngritur pikëpyetje nëse mes dy banorëve mund të lindë diçka më shumë se një raport shoqëror.
Mbetet të shihet nëse Anjeza do të sqarojë edhe arsyen përse kishte deklaruar fillimisht se ishte në një lidhje. /Prive By LS
View this post on Instagram


