Yll Limani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ta kom fal”.
Kënga ka ardhur e shoqëruar edhe me videoklip, i cili ka nisur menjëherë të tërheqë vëmendjen e publikut që në minutat e para të publikimit në kanalin e tij në YouTube.
Për realizimin e kësaj kënge, Ylli ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore. Muzika është krijuar nga vetë Yll Limani, Fatjon Miftaraj, si dhe dyshja Tonic & Denk. Ky ekip premton një melodi që do t’u mbetet gjatë në mendje dëgjuesve, duke ndërthurur stilin karakteristik të artistit me ritme moderne.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe tekstit, i cili mban vulën e Yllit, Tonic & Denk, si dhe Lirës. Vargjet dhe tematika e dashurisë pritet të prekin zemrat e publikut, ashtu siç ndodh rëndom me krijimet e artistit.
Kënga tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat dhe pritet të kthehet në një nga hitet e radhës të tij. /Prive By Liberta Spahiu


