Dhurata Dora, ka sjellë një dhuratë të dyfishtë për adhuruesit e saj duke lansuar projektin e ri “NRVZ/Don Ti”. Ajo që e bën krejtësisht të veçantë këtë projekt është struktura e tij “2 në 1”, ku artistja ka shkrirë dy këngë të ndryshme brenda një videoklipi të vetëm mjaft unik.
Ky format eksperimental sjell një ndryshim të plotë ritmi dhe atmosfere në mes të video-projektit, duke dëshmuar sërish guximin e Dhuratës për të sjellë risi në tregun muzikor shqiptar.
Për tekstin dhe melodinë e këtij projekti ka punuar një ekip i gjerë dhe mjaft profesional emrash të njohur. Në shkrimin e vargjeve dhe vijës melodike kanë kontribuar vetë Dhurata Dora, së bashku me Bannzz, Erno, BimBima dhe Faton.
Projekti i ri tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe në platformat e tjera muzikore, ku që në minutat e para ka filluar të marrë klikime të shumta dhe komente pozitive nga adhuruesit e artistes. /Prive By Liberta Spahiu


