Ditën e djeshme, ‘Prive By Liberta Spahiu’ raportoi se mes çiftit shumë të dashur për publikun, Mateos dhe Brikenës, supozohet se ka një krizë. Ky lajm ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shqetësuar fansat e dyshes që bëri bujë gjatë rrugëtimit të tyre në BBVA5.
Dyshimet për një krizë të mundshme u shtuan edhe më shumë pasi ditën e sotme u vu re se Mateo dhe Brikena i kanë bërë “unfollow” njëri-tjetrit në Instagram.
Për më tepër, Brikena ka hequr foton e profilit ku shfaqej me Mateon, ndërsa ky i fundit ende vazhdon ta mbajë atë në profilin e tij. Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi ata fshinë të gjitha postimet e tyre të përbashkëta nga llogaritë respektive.
Ndërsa rrjeti po zien nga thashethemet për fundin e romancës, ka ardhur edhe reagimi nga vetë Mateo në mesin e thashethemeve.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka treguar se po kalon disa momente në vendlindjen e tij, në qytetin e Elbasanit, i rrethuar nga disa fëmijë të vegjël. Krah fotos ku bën shenjën e paqes me duar, ai ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan”.
Megjithatë, përtej buzëqeshjes së tij, ndjekësit kanë vënë re menjëherë një detaj që shton edhe më shumë dyshimet. Dora e majtë është e prerë duke mos arritur të kuptohet nëse e mban atë që konsiderohej si unaza e premtimit dhe simboli i dashurisë së tij me Brikenën. Mateo ka vendosur të prejë atë pjesë në postimin e fotografisë duke bërë akoma edhe më shumë ‘lëmsh’ situatën se çfarë po ndodh. /Prive By Liberta Spahiu



