Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke uruar babanë e saj, Dukagjin Lipa, për ditëlindje.
Në një postim të ngrohtë, artistja shqiptare ka publikuar disa fotografi me të atin, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Urime ditëlindjen binjaku im. Të dua shumë”.
Ky mesazh i ndjerë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë shprehur admirimin për marrëdhënien e ngushtë mes tyre.
View this post on Instagram
Dukagjin Lipa, është i njohur jo vetëm si babai i yllit të pop-it, por edhe si një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës me “Sunny Hill Festival”.
Urimi i Duas tregon edhe një herë lidhjen e fortë familjare që ajo ruan me prindërit e saj, pavarësisht angazhimeve të shumta në skenën ndërkombëtare.