Azem Gagica duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2” ka ndarë në Instagram disa fotografi ku shfaqet shumë pranë një vajze, duke lënë pak vend për dyshime se bëhet fjalë për partneren e tij.
Në njërën prej pamjeve, vajza shihet duke iu afruar për ta puthur, ndërsa Azemi ka zgjedhur që identitetin e saj ta mbajë ende larg syrit të publikut, duke mos ia zbuluar fytyrën.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për lidhjen, por fotografitë janë prezantimi i parë i një romance të re nga ana e tij.
Mbetet të shihet nëse Azemi do ta prezantojë së shpejti edhe publikisht vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. /Prive By LS



