Në prag të shpalljes së verdiktit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktorja e njohur kosovare, Gresë Gashi, ka publikuar një mesazh mjaft emotiv të shoqëruar me një fotografi krah ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja ka kujtuar kohën kur pati mundësinë të luante përkrah Veselit në një nga episodet e serialit të popullarizuar “O sa mirë”. Ajo ka shprehur se si me kalimin e viteve kjo fotografi ka marrë një peshë krejt tjetër emocionale për të.
“Para disa vitesh pata kënaqësinë të luaja përkrah teje në serialin ‘O sa mirë’. Me kalimin e kohës, kjo fotografi morri krejt tjetër peshë. Sot e shikoj me mall, me emocion e mbi të gjitha, me shpresë. Uroj me gjithë shpirt që shumë shpejt kjo buzëqeshje të mos mbetet vetëm kujtim në një fotografi, por të kthehet mes nesh, aty ku i takon,” ka shkruar Gresa në postimin e saj.
Reagimi i saj vjen pikërisht në momentin kur Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Nesër, më 16 shtator, trupi gjykues pritet të shpallë aktgjykimin për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pas një procesi të gjatë gjyqësor.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


