Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, është ndalur dje nga gazetarët, të cilët e kanë pyetur për disa çështje që lidhen me jetën e tij, duke nisur nga humbja e 18 kilogramëve, lidhja me aktoren Aslıhan Malbora e deri te raporti me ish-kolegen e tij, Demet Özdemir.
I pyetur për ndryshimin në pamjen fizike, aktori tregoi se ka ndjekur një dietë përmes së cilës ka arritur të humbasë 18 kilogramë.
Ai shtoi se, kur dëshiron të pushojë, i ndërpret edhe aktivitetet fizike dhe nuk merret me palestër, por së fundmi i është rikthyer sërish stërvitjeve.
Ai u pyet edhe për lidhjen e tij me aktoren Aslıhan Malbora, për të cilën u shpreh se gjithçka po shkon shumë mirë.
Madje, gjatë prononcimit për gazetarët, dyshja shihej së bashku në veturë.
Ndërkaq, gazetarët nuk e lanë pa e pyetur as për raportin me Demet Özdemir, me të cilën ka luajtur në serialin e njohur “Eşref Rüya”.
I pyetur nëse ka ndonjë problem mes tyre, veçanërisht tani që në projektin e tij të ri do të ketë në krah aktoren Aybüke Pusat, Çağatay u përgjigj se nuk ka asnjë problem me Demet.
Ndërkohë, Çağatay Ulusoy tashmë ka nisur xhirimet për serialin e ri “Eşref Tek”, ku do të luajë përkrah aktores Aybüke Pusat.
Projekti do të sjellë historinë e së kaluarës së personazhit Eşref, duke u përqendruar në vitet e rinisë së tij. /Prive By LS


