Çifti shumë i pëlqyer dhe simpatik për publikun, Beslira dhe Drilon, kanë lansuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Ja n’Kosovë Ja n’Diasporë” dhe ka ardhur e realizuar me një videoklip nën logon e “MProduction”.
Ky projekt muzikor mban vulën e një ekipi profesionistësh. Teksti i këngës është shkruar nga Abaz Selmani, muzika është realizuar nga Xheni Shkup, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Studio Xheni. Si producent ekzekutiv i këtij projekti vjen Mirton Xhekaj.
Ajo që e bën edhe më emocional këtë lansim është momenti në të cilin vjen. Kjo këngë po publikohet pak kohë para se çifti të mirëpresë në jetë djalin, fëmijën e tyre të parë.
Beslira ndodhet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, duke e bërë këtë periudhë sa festive, aq edhe të paharrueshme për familjen e tyre të re.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu


