By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Privebruto
  • Yjet
  • Liberté
  • Modë
  • Prive TV
  • Intervista
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit?
Share
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
PrivebrutoPrivebruto
Font ResizerAa
Search
  • Yjet
  • Liberté
  • Modë
  • Prive TV
  • Intervista
  • Film
  • 60 SECONDS
Follow US
Faqja zyrtare e emisionit me te shikuar ne vend. All right reserved Privebruto 2024
Privebruto > Blog > Yjet > Cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit?
Yjet

Cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit?

Written by: Prive Last updated: 25 Mars, 2025
Share

Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq.

Tiroidja është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin që orienton mënyrën se si trupi e përdor energjinë.

Hormonet e tiroides rregullojnë frymëmarrjen, peshën e trupit, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor.

Ajo që nuk dinin studiuesit deri tani është se problemet me tiroiden nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit të keq.

Në disa raste, tiroidja prodhon shumë ose ndjeshëm më pak hormone të cilat shkaktojnë një sërë problemesh.

Nëse vuani nga hipotiroidizmi, atëherë mungesa e hormoneve nënkupton më shumë kolesterol të keq në gjak.

Hormonet e pakëta në trup nuk arrijnë të pastrojnë kolesterolin nga gjaku duke rritur ndjeshëm nivelet e tij dhe rritur rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Regjim i Balancuar Ushqimor

Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.

Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin. Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.

Ushqimet Që Duhen Shmangur

Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.

Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.

Yndyrna Të Shëndetshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.

Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve. Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.

Gluteni

Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./

Share This Article
Facebook X Email Print
Previous Article Skandali me operacionin – a i shkroi Anisës? Përgjigjet Burimi!
Next Article Diana humb personin e shtrenjtë
Leave a Comment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Yjet

Shkak tradhtia? Diana rrëfehet pas ndarjes nga Arioni

E ftuar në '25 pyetjet' e Prive By Liberta…

Writen by Prive 12 Prill, 2025
Yjet

S’do e besoni – kaq vite jetë i mbushi sot Leonora!

Këngëtarja Leonora Jakupi feston sot më 3 mars ditëlindjen…

Writen by Prive 3 Mars, 2025
Yjet

‘Lonely’, kënga më e re nga Ya Nina!

Reperja Ya Nina ka publikuar projektin e saj më…

Writen by Prive 11 Mars, 2025
Yjet

Pëlqehet ‘Emigrante’ e 2po2

'Emigrante' është projekti i ri muzikor i 2po2. Kënga…

Writen by Prive 26 Prill, 2025

Kanali zyrtar i PRIVE në YouTube. Kronika, lajme dhe intervista ekskluzive nga bota e të famshmëve shqiptarë të sjella në kohë reale në platformat online të PRIVE.

FACEBOOK
YOUTUBE
INSTAGRAM
TikTok
  • Yjet
  • Liberté
  • Modë
  • Prive TV
  • Intervista
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Privacy Policy
  • Terms and Conditions
  • Contact

MOHIM PËRGJEGJËSIE: Ky kanal zyrtar i PRIVE ofron përmbajtje ekskluzive. Riprodhimi i paautorizuar ndalohet. Opinione personale nuk pasqyrojnë qëndrimin tonë.

Shfleto ofertat e marketingut

Faqja zyrtare e emisionit me te shikuar ne vend. All right reserved Prive 2021
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?