Labinot Tahiri ishte i ftuari special që ndezi atmosferën në përvjetorin e katërt të LIT CLUB.
Këngëtari solli saktësisht atë për të cilën ishte ftuar: muzikë pa ndërprerje, hite të padiskutueshme dhe një energji jashtëzakonisht të lartë që i mbajti të gjithë në këmbë deri në orët e vona.
Përveç atmosferës elektrizuese në skenë, ai ndaloi për një bisedë me ekipin e Prive by Liberta Spahiu.
Labi foli gjerësisht për projektin e menduar me Elijonën, duke u ndalur specifikisht te kënga e tij “Zemra e re”, e cila u kthye në një super-hit viral gjatë kohës së BBVK si një ndër këngët më të pëlqyera të Elijonës brenda shtëpisë.
Ai tregoi hapur arsyen pse vendosi që këtij projekti të mos ia bënte videoklipin pas bujës që bëri. Labi u shpreh se ajo këngë tashmë e kishte bërë të veten dhe nuk kishte pasur ndonjë efekt apo nevojë që të bëhej klipi përsëri, duke vlerësuar se ka vepruar drejt që e la këngën saktësisht ashtu siç publiku e njohu dhe e dashti përmes ekranit.
“Kam bërë mirë që e kam lënë ashtu siç e kanë njoftë përmes Elijonës në BBVK. Ajo këngë mori hovin e madh përmes Elijonës dhe të gjithë atyre që e kanë kënduar në Big Brother,” u shpreh ai.
Ndonëse këtë herë gjërat mbetën siç ishin, këngëtari la dyert e hapura për të ardhmen. Ai përfundoi duke thënë se ka shumë respekt për rrugëtimin e tyre dhe shpreson që në ndonjë projekt tjetër të radhës do të jenë patjetër bashkë për të sjellë diçka të re për publikun. /Prive By Liberta Spahiu


