Vetëm pak orë para finales së “Ferma VIP 3”, situata brenda shtëpisë është tensionuar në maksimum.
Një debat i fortë dhe i papritur ka ndodhur mes shkrimtares Mimoza Ahmetit dhe Bujakës, duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre ka marrë një kthesë pikërisht në vijën e finishit.
Githçka ka nisur kur Moza i ka bërë të qartë Bujakës se marrëdhënia dhe puna e saj me të ka përfunduar në momentin që ai preku finalen. I befasuar nga ky qëndrim i ftohtë, Bujaka i ka kërkuar menjëherë një sqarim për të kuptuar se çfarë po ndodhte, por përgjigja e Mozës ishte e prerë: “S’kam çfarë të sqaroj”.
Ky reagim ka zhgënjyer Bujakën, i cili nuk i ka kursyer akuzat drejt saj. Sipas tij, Moza e humbi shoqërinë e tyre me këtë sjellje. “Po të ishe shoqe e vërtetë nuk do të silleshe kështu, ti e shkele shoqërinë tonë,”- është shprehur ai, duke shtuar se si mik i detyrohej asaj një shpjegim përpara se të merrte një vendim të till.
Më tej, Bujaka ka lënë të nënkuptohet se burimi i këtij xhelozie apo keqkuptimi mund të jetë “dasma” e organizuar mbrëmjen e kaluar në fermë mes Mozës dhe Ilirit.
Ai nënkuptoi se Moza mund të mendojë që ai ka xhelozi për këtë situatë, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë. “E humbe një shok që nuk mund ta blesh as me çmim, sepse më shkele,”- përfundoi ai i revoltuar.
@buci_zemra_ #fermavip #bucizemra ♬ original sound – Buci Zemra Ky debat ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë reagime të shumta në TikTok, ku janë shpërndarë pjesë nga përplasja e dyshes.
Një pjesë e konsiderueshme e ndjekësve është rreshtuar hapur në krah të Bujakës, duke shpërthyer në komente mjaft negative ndaj fermeres.
Komentuesit e kanë cilësuar atë si “të pabesë”, “intrigante”, dhe duke i thënë “turp të të vijë, bravo Bujaka”.


Mbetet për t’u parë se nëse kjo përplasje mes dy ish-shokëve tani do të ndikojë në preferencat e publikut për fituesin. /Prive By Liberta Spahiu


