Tashmë të gjithë po pyesin: A është koha për çizme deri te gjuri? Përgjigja është “po” e prerë, sepse çdo lloj moti është ideal për to, mjafton që t’i kombinoni me veshjen e duhur në përditshmërinë tuaj.

Me ndryshimin e stinëve, ndryshojnë edhe veshjet tona bazë. Ndërsa xhupat e trashë i fshehim në fund të dollapit, ka disa pjesë dimërore që përshtaten çuditërisht mirë me gardërobën e verës – dhe çizmet e gjata janë një prej tyre.
Por, si t’i stilojmë ato për verën 2026?
E gjitha qëndron tek përqafimi i kontrastit dhe largimi nga klishetë e vjetra. Larg veshjeve tipike të vjeshtës me xhinse të ngushta, pamja e tyre këtë sezon sjell ide shumë më të papritura.

Stili i rrugës (street style) zbulon opsione kombinimi që nxjerrin në pah anë të ndryshme të çizmeve. Ato mund t’i japin një fundi mini pamje më rinore, ose mund ta bëjnë një fustan mini të duket më “casual” dhe i përshtatshëm për ditën.

Ekzistojnë shumë mite se këto çizme nuk të tregojnë bukur. Por, kur kombinohen me pjesët e duhura, ato krijojnë një harmoni vizuale përmes proporcioneve të guximshme, duke sfiduar çdo rregull të vjetër të modës tradicionale.
Kombinojini ato me pantallona të shkurtra të gjera (culottes) ose xhinse të prera (jorts) dhe do të shihni që do t’i shtohet veshjes një nuancë lozonjare. Çizmet deri te gjuri shkojnë me çdo lloj pjesë të poshtme pa përjashtim.

Ato kombinohen mjaft mirë edhe me çorape apo triko që duken paksa mbi pjesën e sipërme të çizmes. Kjo krijon një shtresë moderne që ofron rehati dhe stil unik, pa e mbingarkuar aspak siluetën tuaj gjatë ditëve të verës.

Sido që të jetë stili juaj personal – qoftë ai sportiv, klasik apo diçka mes tyre – ka versione të pafundme të çizmeve që i përshtaten tendencave të fundit dhe sjellin një frymë të re në gardërobën tuaj ekzistuese të verës. /Prive By Liberta Spahiu



