Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dalin detaje të reja: Si u përpoq Diddy të fshihte videot e tij
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dalin detaje të reja: Si u përpoq Diddy të fshihte videot e tij
Yjet

Dalin detaje të reja: Si u përpoq Diddy të fshihte videot e tij

Written by:
Prive
Last updated: 5 Qershor, 2025
Share

Një ish-rojë sigurie i një hoteli, Eddy Garcia, ka dëshmuar se kishte marrë 100 mijë dollarë në para të gatshme nga vetë Diddy, me qëllimin për të fshehur një video sigurie ku reperi shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj partneres së tij të atëhershme, këngëtares Cassie Ventura.

Kjo video, e cila tashmë konsiderohet provë kyçe në procesin gjyqësor që po zhvillohet, u shfaq gjatë seancës së fundit në sallën e gjyqit.

Garcia deklaroi se ishte kontaktuar fillimisht nga ndihmësja e Diddy-t, Kristina Khorram, e cila kërkoi të shihte menjëherë pamjet, por ai kishte refuzuar për shkak të mungesës së një urdhri zyrtar.

Më vonë, vetë Sean Combs e kishte telefonuar personalisht, duke e lutur që videoja të mos publikohej.

Reperi i kishte thënë se kishte pirë shumë dhe se “e dinte si shkojnë punët me gratë”.

Ai i ishte lutur Garcias ta ndihmonte, duke i thënë se kjo mund t’i shkatërronte karrierën dhe se ai ishte “engjëlli i tij”.

Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Cassie Ventura, e cila rrëfeu për dhunën fizike që kishte përjetuar në korridoret e hotelit, teksa përpiqej të largohej nga një prej të ashtuquajturave “festa freak-off” – që sipas saj, përfshinin abuzim seksual, përdorim droge dhe incizime të fshehta pa pëlqim.

Sipas dëshmisë së saj, Diddy e kishte ndjekur, e kishte rrëzuar dhe më pas e kishte goditur me shkelma, përpara se të tentonte ta tërhiqte sërish në dhomë.

Avokatët e Diddy-t pranuan përgjegjësinë e tij për dhunën e shfaqur në video, por mohuan kategorikisht akuzat për trafikim njerëzor, zhvatje dhe lidhje me prostitucionin.

Aktualisht, Sean Combs ndodhet në paraburgim, në pritje të një vendimi gjyqësor që mund të përcaktojë fundin e një karriere shumëvjeçare në industrinë muzikore. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Dua Lipa çmend rrjetin nga vaska
Next Article Shtatzënë? Kiara i përgjigjet hapur ndjekësit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kënga e re e Yllit qenka një super hit!

Yll Limani ka gati projektin e ri muzikor! Përmes…

Writen by
Prive
6 Maj, 2025
UncategorizedYjet

Gjesti me tjetër në shtrat për dy javë, Egli bëhet ‘tym’

  Sot, një zarf i bardhë mbërriti në shtëpinë…

Writen by
Prive
21 Shkurt, 2025
Yjet

Pëlqehet “Pa Të Pa” nga David Dreshaj dhe Ermal Fejzullahu

Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, David Dreshaj…

Writen by
Prive
31 Maj, 2025
Yjet

“Nuk shihja më dritë”, Efi Dhedhes zbulon terapinë që i ndryshoi jetën

Në rrjetet sociale jemi mësuar ta shohim gjithmonë të…

Writen by
Prive
14 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?