Dokumentari më i ri në Prime Video, i titulluar „Loredana & Karim“, ka zbuluar detaje të pathëna dhe mjaft interesante nga jeta private e reperes shqiptare Loredana dhe futbollistit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi. Përmes gjashtë epizodave, kamerat kanë ndjekur përditshmërinë e çiftit, duke pasqyruar dinamikën e tyre unike përtej jetës plot shkëlqim në syrin e publikut.
Fokusi kryesor që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave është publikimi për herë të parë i pamjeve nga momenti i kurorëzimit të tyre. Siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara, çifti shfaqet i ulur pranë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë zyrtare.
Çifti e kurorëzoi dashurinë në tetor të vitit 2024 në një zyrë të thjeshtë gjendjeje civile në Cyrih, ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë dhe sigurisht nuk kishte se si të mungonte Hana, vajza e Loredanës në këtë ditë kaq të veçantë për nënën e saj.
Ndonëse ceremonia erdhi e natyrshme, futbollisti i njohur, Karim Adeyemi, bëri një deklaratë sa romantike aq edhe të sinqertë rregullat e reja të jetës së tyre:
“Ne jemi sikur të martuar. Gjithmonë kemi qenë kështu, kështu është ndier natyrshëm për ne. Në fakt, kemi qenë të martuar shpirtërisht gjatë gjithë kohës. Nuk më është dashur ndonjëherë një letër për ta vërtetuar këtë, por në fund vendosëm ta bënim zyrtare edhe në dokumente, që të përfitonim nga një kategori më e favorshme tatimore”.
Nga ana tjetër, reperja e njohur ka shprehur hapur lidhjen e fortë dhe varësinë e bukur që kanë krijuar ndaj njëri-tjetrit në përditshmëri:
“Kur përjetoj diçka, dua që edhe ai ta përjetojë me mua. Kur ai kalon kohë me shokët ose përjeton diçka, dëshiron që edhe unë të jem pjesë e saj. Ne i dimë të gjitha për njëri-tjetrin, e ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo gjë dhe na pëlqen ta jetojmë jetën bashkë. Na pëlqen të bejmë gjithçka bashkë dhe të jemi pranë njëri-tjetrit 24 orë në ditë.”
/Prive By Liberta Spahiu
@kinglorifirstlady Insh für immer👰🏼♀️🤵🏾♂️💍💓 #loredana #karimadeyemi #fyp #fürdich #foryoupagе ♬ Originalton – LORE🎧


