Njihet si një nga grimieret më të suksesshme dhe me më ndikim në rajon, ku përmes duarve të saj kalojnë emrat më të mëdhenj të ekranit. Megjithatë, kur vjen puna te kujdesi për buzëqeshjen dhe shëndetin e dhëmbëve të saj, Sellma Kasumoviq ka zgjedhur t’ia besojë këtë proces një profesionisti të dëshmuar.
Ky bashkëpunim nuk është diçka e re, pasi Sellma ka tashmë vite që ia beson me plot vullnet dhe siguri dukjen e dhëmbëve të saj Dr. Petritit, duke krijuar një raport të gjatë besimi të bazuar në rezultate konkrete.
Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Sellma ka treguar së fundmi rezultatin e radhës të punës së stomatologut. Duke shfaqur një buzëqeshje mjaft natyrale dhe plot vetëbesim, ajo i është drejtuar doktorit me pyetjen: “A po sheh dallimin”.
Dr. Petrit Ademi vlerësohet vazhdimisht në komunitetin e tij për punën e tij të detajuar, qasjen profesionale dhe kujdesin e veçantë që tregon ndaj estetikës dentare pa e humbur natyralitetin.
Kjo përzgjedhje afatgjatë nga ana e Sellmës dëshmon edhe një herë se pas çdo buzëqeshjeje të bukur dhe të kuruar, qëndron puna e palodhshme e profesionistëve që vlerësojnë cilësinë dhe shëndetin e pacientit. /Prive By Liberta Spahiu



