Amber ka folur hapur për jetën e saj private në formatin “25 pyetje” të Prive By Liberta Spahiu, duke zbuluar disa detaje për partnerin dhe mënyrën se si e sheh martesën.
Duke folur fillimisht për rëndësinë e të pasurit dikë në krah, ajo u shpreh:
“Unë ua uroj të gjithëve që të mos mbeten vetëm. Vetmia t’i ha dhëmbët e parë tanë dhe gjëja më e bukur është që të kesh diçka në jetë, një krah të djathtë dhe unë e kam.”
Më pas, e pyetur se çfarë mund të zbulojë për partnerin, Amber u tregua e rezervuar, por dha një detaj të vogël.
“Unë mund të jap vetëm një detaj, që është brun, sepse më pëlqejnë brunët”, tha ajo.
Në intervistë nuk mungoi as tema e martesës. Amber bëri të qartë se nëse vjen ai moment, ajo nuk është adhuruese e ceremonive të vogla, por preferon një dasmë të madhe.
“Dasma ka lezet e madhe. Pse duhet t’i bëjmë ato dasmat e vogla? Çfarë fiton? E vërtetë, asgjë”, u shpreh ajo me humor, duke shtuar se do atmosferë, fotografi dhe orkestër. /Prive By Liberta Spahiu

