Pas muajsh larg ekranit, Luiz Ejlli ka konfirmuar se shumë shpejt do të rikthehet në televizion me një format krejtësisht të ri në Top Channel.
I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, këngëtari zbuloi se projekti i tij i ri do të transmetohet një herë në javë, çdo të premte në prime time, ndërsa premtoi një spektakël me bandë live dhe të ftuar.
“Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”, u shpreh Luiz Ejlli, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e publikut.
Megjithëse nuk dha detaje për emrin e emisionit apo datën e premierës, deklarata e tij ka shtuar pritshmëritë për rikthimin në ekran në një rol të ri, këtë herë si moderator i një spektakli të së premtes mbrëma. /Prive By Liberta Spahiu


