Bashkëpunimi mes këngëtares shqiptare Dhurata Dora dhe artistes turke Zeynep Bastık, “Inat”, është pëlqyer shumë nga publiku, duke arritur sukses edhe jashtë kufijve.
Kënga ka grumbulluar deri më tani 4.7 milionë klikime në YouTube, duke dëshmuar interesimin e madh të publikut për këtë bashkëpunim.
Së fundmi, Zeynep ka publikuar një video në TikTok së bashku me Dhuratën, ku të dyja përshëndesin fansat në turqisht dhe më pas këndojnë pjesë nga kënga e tyre në gjuhën e njëra-tjetrës.
Dhurata interpreton pjesën e saj në turqisht, duke treguar se e ka mësuar mjaft mirë gjuhën, ndërsa Zeynep këndon në shqip, duke shqiptuar me mjaft lehtësi vargjet e pjesës së saj.
Videoja ka sjellë një moment të veçantë mes dy artisteve, të cilat kanë treguar se muzika mund të kapërcejë barrierat gjuhësore dhe të afrojë kultura të ndryshme.
Bashkëpunimi i tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa kjo video dëshmon edhe një herë harmoninë mes dy këngëtareve.
/Prive By LS
@zeynepbastik trying to teach each other our verses 😂 @Dhurata Dora ♬ orijinal ses – Zeynep Bastık


