Mimoza Ahmeti, pa dyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni në “Ferma VIP”, është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje nga e kaluara që po qarkullon kudo në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars” vite më parë, ku rrugëtimi i saj u ndërpre pikërisht në natën e gjashtë. Interesi i madh i publikut qëndron në faktin se në atë kohë, Ilir Shaqiri ishte pjesë e jurisë që vlerësonte Mozën, ndërsa sot, pas shumë vitesh, ata janë sërish bashkë por këtë herë në rrethana krejtësisht të ndryshme: si dy banorë rivalë brenda “Ferma VIP”.
Ky ribashkim pas një kohe aq të gjatë ka ngritur pikëpyetje të shumta te ndjekësit, të cilët mbajnë mend atë kohë kur Iliri e gjykonte nga karrigia e jurisë. Madje për largimin e Mimozës Iliri shprehu keqardhje. Ndërsa sot, fati i ka vendosur ata në të njëjtin nivel, duke ndarë të njëjtën shtëpi dhe të njëjtat sfida të përditshme në fermë.
Ky ndryshim i roleve, ku Iliri nuk është më në pozitën e “gjykatësit” por të konkurrentit, pritet të sjellë momente mjaft interesante mes tyre. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë marrëdhënia e tyre tani në Ferma VIP. /Prive By Liberta Spahiu
@bibrexha Moza Ahmeti dikur ne Dancing with the Stars Albania #mimozaahmeti #mozaahmeti #viral #dwts #albania ♬ original sound – bukePeshku


