Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Gjykata vendos për të akuzuarin për kanosje ndaj Alaudin Hamitit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Gjykata vendos për të akuzuarin për kanosje ndaj Alaudin Hamitit
Yjet

Gjykata vendos për të akuzuarin për kanosje ndaj Alaudin Hamitit

Written by:
Prive
Last updated: 16 Prill, 2026
Share

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Liman Berisha, i cili akuzohet se ka kanosur moderatorin Alaudin Hamiti.

Një ditë më parë, i akuzuari kishte pranuar fajësinë për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti, duke shprehur pendesë dhe kërkuar dënim më të butë, ndërsa prokuroria nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë.

Gjykatësi i rastit, Eroll Gashi, konstatoi se i njëjti është fajtor për veprën penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata të akuzuarit i shqiptoi dënim me gjobë prej 2,500 eurosh, të cilën i akuzuari mund ta paguajë me dy këste të barabarta.

Të akuzuarit i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 19.03.2026 deri më 16.04.2026 do të llogaritet në atë mënyrë që ditët e qëndrimit në masën e arrestit shtëpiak do të barazohen me 20 euro të dënimit me gjobë.

Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, ai do të zëvendësohet me dënim me burgim, duke llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës.

I dëmtuari Alaudin Hamiti është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil për kërkesën pasurore-juridike.

I akuzuari obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës: 20€ për fondin e kompensimit të viktimave dhe 100€ për paushallin gjyqësor.

Të pranishëm nuk ishin asnjë nga palët në procedurë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të datës 19 mars 2026, më 26 nëntor 2024, rreth orës 14:30, në Facebook, në adresën e Klan Kosovës, i pandehuri Liman Berisha, në formë shkrimi dhe mesazhesh zanore, ka dërguar porosi kërcënuese ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, duke shkruar: “Edi (ish-banor i programit) është nipi jem, atë fjalë që ia ke thënë, Alaudin, besom ka me pagu me jetë, dhe po e rrite atë ton, ka me hanger plumbin shpejt”.

Sipas aktakuzës, me këtë veprim i dëmtuari ka ndjerë frikë dhe pasiguri.

Prandaj, Berisha ngarkohet me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Dikur në ‘Dancing with the Stars’ bashkë, ja çka thoshte Iliri për Mimozën
Next Article Elijona rikthehet në rrjete sociale më e fortë se kurrë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Big Mama pështyn dhe shan në serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma…

Writen by
Prive
8 Maj, 2025
Yjet

Katy Perry nën hetim policor për ngacmim ndaj Ruby Rose

Ruby Rose ka hedhur akuza të rënda ndaj këngëtares…

Writen by
Prive
15 Prill, 2026
Yjet

‘Qëndroni gati’, Enca sjell lajmin e shumëpritur!

Këngëtarja e njohur Enca ka hyrë në një dekadë…

Writen by
Prive
21 Tetor, 2025
Yjet

Merr fund fejesa mes këngëtares shqiptare dhe Vesel Kurtishajt

Një nga çiftet e showbiz-it shqiptar, Vesel Kurtishaj dhe…

Writen by
Prive
3 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Ish-banorja e njohur futet sonte në Big Brother VIP
16 Prill, 2026
Elijona rikthehet në rrjete sociale më e fortë se kurrë
16 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?